Rreth Komunitetet
Zgjidhni
Meny
>
Aplikimet
>
Apliki. e lojërat
>
Komunitetet
dhe futuni te
shërbimet përkatëse të rrjeteve shoqërore.
Me aplikimin Komunitetet, ju mund të zgjeroni aventurën tuaj të rrjeteve shoqërore.
Aplikimi mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha rajonet. Kur jeni futur te
shërbimet e rrjeteve shoqërore, si Facebook ose Twitter, ju mund të bëni të
mëposhtmet:
•
Shihni përditësimet e statusit të shokëve
•
Postoni përditësimin e statusit tuaj
•
Shkëmbeni menjëherë fotografitë që bëni me aparatin tuaj fotografik
Vetëm ato veçori që mbështeten nga shërbimi i rrjetit shoqëror janë të disponueshme.
Përdorimi i shërbimeve të rrjeteve shoqërore kërkon mbështetje rrjeti. Kjo mund të
kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave dhe kosto përkatëse të trafikut
të të dhënave. Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Shërbimet e rrjeteve shoqërore janë shërbime të palëve të treta dhe nuk sigurohen nga
Nokia. Kontrolloni cilësimet e privacisë të shërbimit të rrjetit shoqëror që jeni duke
përdorur, pasi ju mund ta ndani informacionin me një grup të madh njerëzish. Kushtet
e përdorimit të shërbimit të rrjetit shoqëror zbatohen për ndarjen e informacionit në
atë shërbim. Familjarizohuni me kushtet e përdorimit dhe praktikat e privacisë të atij
shërbimi.