
Personalizimi i ekranit kryesor
Dëshironi të shikoni panoramën tuaj të preferuar ose fotografitë e familjes tuaj në sfond
të ekranit kryesor? Ju mund të ndryshoni këtë foto sfondi dhe t'i rregulloni elementet
në ekranin kryesor për ta personalizuar atë sipas pëlqimit tuaj.
Ndryshimi i fotos së sfondit
1 Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Ekrani
>
Foto sfondi
.
2 Zgjidhni një dosje dhe një fotografi.
Ju mund të bëni një fotografi me anë të kamerës së telefonit tuaj dhe ta përdorni
atë fotografi.
Këshillë: Shkarkoni më shumë foto sfondi nga Dyqani i Ovi.
Shtimi i një aplikimi ose shkurtoreje
1 Trokitni dhe bani të shtypur ekranin kryesor dhe, nga menyja që shfaqet, zgjidhni
Personal. pamjen
.
2 Zgjidhni shiritin, një artikull nga lista dhe
Prapa
.
22 Personalizimi i telefonit tuaj

Ndryshimi i një shkurtoreje
1 Trokitni dhe mbani të shtypur shkurtoren që dëshironi të ndryshoni dhe, nga
menyja që shfaqet, zgjidhni
Ndr. shkurtoren
.
2 Zgjidhni një artikull nga lista dhe
Prapa
.
Këshillë: Për të hequr një aplikim ose shirit të shkurtores nga ekrani kryesor,
zëvendësojeni me një tjetër ose zgjidhni
(bosh)
.
Këshillë: Për të rritur madhësinë e shkrimit te aplikimet Mesazheri dhe Kontaktet kur
shfletoni uebin ose te menyja kryesore, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
dhe
Ekrani
>
Madh.
e shkrimit
.