
Kodet e hyrjes
Kodi PIN ose PIN2
Këto mbrojnë kartën tuaj SIM nga përdorimi i paautorizuar ose
kërkohen për të përdorur disa veçori.
Përdorimi bazë 11

(4-8 shifra)
Ju mund të konfiguroni pajisjen tuaj që të kërkojë kodin PIN kur
ju e ndizni.
Nëse nuk janë dhënë me kartën tuaj SIM ose keni harruar kodet,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Nëse futni gabim kodin tre herë radhazi, ju duhet të zhbllokoni
kodin me kodin PUK ose PUK2.
Kodi PUK ose PUK2
(8 shifra)
Këto kërkohen për të zhbllokuar një kod PIN ose PIN2.
Nëse nuk janë dhënë me kartën tuaj SIM, kontaktoni me ofruesin
tuaj të shërbimit.
Numri IMEI
(15 shifra)
Ky përdoret për të identifikuar pajisjet e vlefshme në rrjet. Numri
mund të përdoret edhe për të bllokuar, për shembull, pajisje të
vjedhura.
Për të parë numrin IMEI, formoni *#06#.
Kodi i kyçjes (kodi i
sigurisë)
(min. 4 shifra ose
karaktere)
Kjo ju ndihmon të mbroni pajisjen suaj nga përdorimi i
paautorizuar.
Ju mund të cilësoni pajisjen tuaj që të kërkojë kodin e kyçjes që
caktoni ju. Kodi i paracaktuar i kyçjes është 12345.
Mbajeni kodin sekret dhe në një vend të sigurt të veçantë nga
pajisja juaj.
Nëse harroni kodin ose pajisja juaj është e kyçur, pajisja juaj do
të ketë nevojë për shërbim. Mund të zbatohen tarifa shtesë dhe
të gjitha të dhënat personale në pajisjen tuaj mund të fshihen.
Për më shumë informacione, kontaktoni me një pikë të Nokia
Care ose me shitësin e pajisjes suaj.