
Caktimi i kartës SIM për t'u përdorur
Ju mund të caktoni se cilën kartë SIM të përdorni për thirrjet dalëse, mesazhet dhe të
dhënat celulare. Nëse i emërtoni kartat tuaja SIM, ju mund të shikoni menjëherë, për
shembull, se cila është për punë dhe cila është për përdorim personal.
Zgjidhni
Meny
>
Menaxheri i SIM
.
Zgjidhni nga të mëposhtmet:
Pyet çdo herë — Zgjidhni kartën SIM për t'u përdorur çdo herë që bëni një thirrje,
dërgoni një mesazh ose transferoni të dhëna celulare.
12 Përdorimi bazë

SIM1 — Përdorni kartën SIM në mbajtësin e brendshëm të kartës SIM si karta SIM e
paracaktuar për të kryer një thirrje, dërguar një mesazh ose transferuar të dhëna
celulare.
SIM2 — Përdorni kartën SIM në folenë e jashtme të kartës SIM si karta SIM e paracaktuar
për të kryer një thirrje, dërguar një mesazh ose transferuar të dhëna celulare.
Riemërtimi i një karte SIM
Zgjidhni dhe mbani të shtypur
SIM1
ose
SIM2
dhe nga menyja kërcyese zgjidhni
Riemërto
.
Këshillë: Për të hapur menaxherin e SIM nga ekrani kryesor, mbani të shtypur *.