
Tërheqja e një mesazhi multimedial
Për të kontrolluar cilësimet aktuale të tërheqjes së mesazheve multimedia, zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
dhe
Cilësimet e mszh.
>
MMS
>
SIM1
ose
SIM2
, dhe zgjidhni
Marrje MMS
.
Këshillë: Jashtë rrjetit tuaj bazë, dërgimi dhe marrja e mesazheve multimedia mund
të kushtojë më shumë. Për të mos shpenzuar, mund ta ndaloni telefonin që të mos
tërheqë automatikisht mesazhet multimedia. Për më shumë informacion rreth
shpenzimeve, kontaktoni me siguruesin e shërbimit të rrjetit tuaj.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Modifikimi i cilësimeve për tërheqjen e një mesazhi multimedia
1 Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
dhe
Cilësimet e mszh.
>
MMS
.
2 Zgjidhni
SIM1
ose
SIM2
. Cilësimet e mesazheve multimedia vlejnë për të dyja kartat
SIM.
3 Zgjidhni
Marrje MMS
dhe nga më poshtë:
Automatikisht — Mesazhet multimedia tërhiqen gjithmonë automatikisht.
Manualisht — Ju merrni njoftime për mesazhet multimedia që keni marrë në
qendrën e mesazheve dhe mund t'i tërhiqni vetë ato.
Joaktiv — Tërheqja e mesazheve multimedia është çaktivizuar. Nuk merrni
njoftime për mesazhet multimedia.
Nëse zgjidhni
Marrje MMS
>
Manualisht
, mund t'i tërhiqni vetë mesazhet multimedia.
Tërheqja nga ju e një mesazhi multimedia
1 Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
>
K. mszh. ardh.
.
2 Hapni njoftimin për mesazhin multimedia dhe zgjidhni
Tërhiq
. Mesazhi
multimedial shkarkohet në telefonin tuaj.