Ricikloni
Kur ky telefon të arrijë fundin e jetëgjatësisë funksionale, të gjithë materialet e tij mund
të rikuperohen si materiale dhe energji. Për të garantuar hedhjen dhe ripërdorimin e
saktë, Nokia bashkëpunon me partnerët e saj nëpërmjet një programi të quajtur
We:recycle. Për informacione se si të ricikloni produktet tuaja të vjetra Nokia dhe se ku
të gjeni vende të grumbullimit, shkoni te www.nokia.com/werecycle, ose telefononi
qendrën Nokia Contact.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe
akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë
përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte ashtu
si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më shumë informacione rreth
cilësive mjedisore të telefonit tuaj, shkoni te www.nokia.com/ecoprofile.