Kopjimi i përmbajtjes midis telefonit tuaj dhe një kompjuteri
Ju mund të përdorni një kabllo të dhënash USB për të kopjuar fotografitë tuaja dhe
përmbajtje të tjera ndërmjet telefonit tuaj dhe një kompjuteri të pajtueshëm.
1 Përdorni një kabllo USB të përputhshëm për të lidhur telefonin me një kompjuter.
2 Zgjidhni nga modalitetet e mëposhtme:
Nokia Ovi Suite — Nokia Ovi Suite është instaluar në kompjuterin tuaj.
Transf. media — Nokia Ovi Suite nuk është instaluar në kompjuterin tuaj. Nëse
doni ta lidhni telefonin tuaj me një sistem argëtimi në shtëpi ose me një printer,
përdorni këtë modalitet.
Ruajt. të dhënash — Nokia Ovi Suite nuk është instaluar në kompjuterin tuaj.
Telefoni shfaqet si pajisje e lëvizshme në kompjuterin tuaj. Nëse doni të lidhni
telefonin tuaj te pajisje të tjera, si stereo shtëpie ose makine, përdorni këtë
modalitet.
3 Për të kopjuar përmbajtjen, përdorni menaxherin e skedarëve të kompjuterit.
Për të kopjuar kontaktet, skedarët muzikorë, videot ose fotografitë tuaja, përdorni
Nokia Ovi Suite.
26 Lidhja