Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të
tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni
ose transferoni imazhe, muzikë dhe përmbajtje të tjera.
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur
me WMDRM 10 dhe OMA DRM 1.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund
të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi
mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve
të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që
nuk mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të drejtat
tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të licencave dhe të përmbajtjes, përdorni
funksionin për kopjet rezervë të Nokia Ovi Suite.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 41
Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë licencat që duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që të mund
të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve mund t'ju duhet
gjithashtu ta riktheni licencën, në rast se dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licenca së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet
kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj. Humbja e
licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më
tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Disa licenca mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm nëse
karta SIM është futur në pajisje.