Automjetet
Sinjalet radiofonike mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë:
sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi elektronik
i kontrollit të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj
ose të aparaturave të tij.
Vetëm personeli i kualifikuar duhet të instalojë pajisjen në automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm
dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale
eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë
forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.
Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i pajisjeve celulare mund të jetë i rrezikshëm për
funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.