Nokia C2 03 - Siguria e baterisë

background image

Siguria e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë. Kur hiqni nga priza një ngarkues ose një

pajisje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.

Kur ngarkuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza elektrike dhe nga pajisja. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri

plotësisht të ngarkuar, pasi ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar

lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.

Mbajeni baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe

jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht.

Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt prek shiritat metalikë në bateri, për shembull, nëse mbani një

bateri rezervë në xhep. Krijimi i një qarku të shkurtër mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.

Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur, i

ricikloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.

Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë. Në rast se bateria

rrjedh, mos e lejoni lëngun e baterisë të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura

ose kërkoni ndihmë mjekësore.

Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose

lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.

Përdoreni baterinë dhe ngarkuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive

dhe ngarkuesve të papërputhshëm mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo

miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose ngarkuesi është i dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar,

para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një ngarkues ose bateri të dëmtuar. Ngarkuesin përdoreni vetëm në

ambiente të mbyllura.