Rreth aplikimit Hartat
Telefoni juaj ka të përfshirë aplikimin Hartat dhe mund të ketë një kartë kujtese me
hartat e parangarkuara për vendin tuaj. Futni kartën e kujtesës në telefon para se të
përdorni Hartat.
Ju mund të përdorni Hartat vetëm kur përdorni kartën SIM në mbajtësin e brendshëm
të kartës SIM.
Zgjidhni
Meny
>
Hartat
.
Ju mund të shfletoni hartat e qyteteve të ndryshme në shtetin tuaj. Ju gjithashtu mund
të:
•
Shikoni vendndodhjen tuaj aktuale
•
Planifikoni një itinerar për te një vend në afërsi
•
Kërkoni për një vend ose adresë të veçantë dhe ruajeni
•
Dërgoni vendndodhjen tuaj ose një vend te një shok në një mesazh tekst
Kur shfletoni në një zonë e cila nuk mbulohet nga hartat tashmë të shkarkuara në kartën
e kujtesës, nga interneti shkarkohet automatikisht një hartë për zonën tuaj. Shkarkimi
i hartave mund të kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave nëpërmjet
rrjetit të ofruesit tuaj të shërbimit. Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të
dhënave, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Ju gjithashtu mund të përdorni aplikimin Nokia Ovi Suite për të shkarkuar hartat. Për të
shkarkuar dhe për të instaluar Nokia Ovi Suite në kompjuterin tuaj të pajtueshëm,
shkoni në faqen e internetit www.ovi.com.
Hyrja në rrjet mund të kërkohet për të gjetur vendndodhjen tuaj aktuale. Mund t'ju
kërkohet të zgjidhni një pikë hyrje në internet.
Disa shërbime mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha vendet dhe mund të
jepen vetëm në gjuhë të zgjedhura.
Përmbajtjet e hartave dixhitale mund të jenë ndonjëherë jo të sakta dhe jo të plota.
Kurrë mos u mbështetni vetëm në përmbajtjen ose shërbimin për komunikimet
thelbësore, si në urgjenca mjekësore.