Nokia C2 03 - Telefoni juaj me dy SIM

background image

Telefoni juaj me dy SIM

Ju mund të futni dy karta SIM.
Disa nga përfitimet e një telefoni me dy SIM

Ju mund të kurseni kur përdorni shërbimet nga ofrues të ndryshëm të shërbimit.

Përdorni një numër telefoni për thirrje personale dhe një tjetër për punë, por mbani

vetëm një telefon.

Shmangni ndryshimin e mbulimit të rrjetit midis ofruesve të shërbimit.

Të dyja kartat SIM janë të disponueshme në të njëjtën kohë kur pajisja nuk është në

përdorim, por kur një kartë SIM është aktive, për shembull, duke bërë një thirrje, karta

tjetër është e padisponueshme.
Nëse keni vetëm një kartë SIM, futni kartën në mbajtësin e kartës SIM1. Disa veçori dhe

shërbime mund të jenë të disponueshme vetëm duke përdorur kartën SIM në mbajtësin

e kartës SIM1. Nëse ka një kartë SIM vetëm në mbajtësin e kartës SIM2, ju mund të bëni

vetëm thirrje urgjence.
Një lidhje GPRS nuk mund të jetë e hapur në sfond. Nëse një aplikim po përdor një lidhje

GPRS dhe ju ktheheni në ekranin kryesor ose kaloni te një aplikim tjetër, meny ose pamje

tjetër, lidhja mbyllet automatikisht.