Nokia C2 03 - Futja e një karte SIM dhe e baterisë

background image

Futja e një karte SIM dhe e baterisë

Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni ngarkuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të

hiqni ndonjë nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos prekni

elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë të

bashkëngjitur.

I rëndësishëm: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë SIM

standarde (shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të dëmtojë

kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Ju lutemi

këshillohuni me operatorin tuaj celular për përdorimin e një karte SIM që ka një prerje

mini-UICC.

I rëndësishëm: Gjithmonë hiqeni baterinë para se të futni ose hiqni kartën SIM, që

të parandaloni dëmtimin e kartës.
Ky telefon është krijuar për t'u përdorur me një BL-5C . Përdorni gjithmonë bateri

origjinale Nokia.
Nëse keni vetëm një kartë SIM, futni kartën në mbajtësin e brendshëm të kartës SIM.

6

Fillimi

background image

Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose

përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
1 Vendosni gishtin në zgavrën në krye të telefonit dhe ngrini dhe hiqni me kujdes

kapakun e pasmë (1). Nëse bateria është e futur, ngrijeni jashtë (2).

2 Hapni mbajtësin e kartës SIM (3) dhe futni ose hiqni kartën SIM (4 ose 5). Sigurohuni

që zona e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë.

3 Përshtatni kontaktet e baterisë dhe të ndarjes së baterisë, dhe vendosni baterinë

(6). Për të rivendosur kapakun e pasmë, drejtoni kapëset bllokuese të poshtme në

drejtim të vendeve të tyre (7) dhe shtypeni derisa kapaku të mbërthehet si duhet

(8).