
Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm karta kujtese të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim me
këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund
të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet kartat e kujtesës me një kapacitet deri në 32 GB.
8
Fillimi

1 Fikni telefonin dhe hiqni kapakun e pasmë dhe baterinë.
2 Për të liruar mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në drejtimin e
treguar nga shigjeta në mbajtës. Mgrini mbajtësin e kartës së kujtesës (1).
3 Futni një kartë kujtese të përputhshme. Sigurohuni që zona e kontaktit e kartës të
jetë përmbys (2).
4 Ulni mbajtësin e kartës së kujtesës (3).
5 Për të kyçur mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në pozicionin e tij
origjinal (4).
Heqja e kartës së kujtesës
1 Fikni telefonin.
2 Hiqni kapakun e pasmë dhe baterinë.
3 Për të liruar mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në drejtimin e
treguar nga shigjeta në mbajtës. Ngrini mbajtësin e kartës së kujtesës dhe hiqni
kartën e kujtesës.