E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Nokia po bën kalimin midis Organizmave të Njoftuar të BE-së dhe ky produkt është miratuar si produkt në përputhje me rregullat
e BE-së me të dy Organizmat e Njoftuar. Gjatë kësaj periudhe kalimtare, në produkt mund të shfaqet çdonjëra nga shenjat e
treguara CE.
Me këtë deklaratë, NOKIA CORPORATION deklaron se ky produkt RM-702 është në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat
e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje e kësaj Deklarate të Konformitetit mund të gjendet në http://
www.nokia.com/global/declaration .
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People, Ovi dhe WE: logo janë marka tregtare ose marka të regjistruara të Nokia Corporation. Nokia
tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë
marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj
forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera 45
Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
Portions of the Nokia Maps software are ©1996-2012 The FreeType Project. All rights reserved.
The Bluetooth word mark and logos are owned by the Bluetooth SIG, Inc. and any use of such marks by Nokia is under license.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje
me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet personal dhe
jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet
apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me përdorimet reklamuese, të
brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për humbjen
e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të tërthortë, sido që
të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë
lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë
dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti. Nokia
rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë
informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji
ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto
rregulla në kundërshtim me ligjin.
Nokia nuk jep garanci ose mban ndonjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin për aplikime
të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikim, ju pranoni që aplikimi ofrohet siç është. Nokia nuk
kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin
për aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.
Disponueshmëria e shërbimeve të Nokia-s mund të ndryshojë sipas rajonit.
Disa veprime dhe funksione varen nga karta SIM dhe/ose nga rrjeti, nga MMS-ja ose varen nga pajtueshmëria e pajisjeve dhe
nga formatet e mbështetura të përmbajtjes. Disa shërbime faturohen veçan.
/Botimi 1.2 SQ
46 E drejta e autorit dhe njoftime të tjera